Çfarë ndodh me sapunët e përdorur që ngelen nëpër hotele?!

..mendoni se thjesht hidhen në kosh dhe kaq?! Jo! Ka njerëz që kanë menduar për një zgjidhje më të mirë.

Ndoshta jo të gjithë hotelet e bëjnë por shumica prej tyre, nëpër botë, i mbledhin sapunët e përdorur për t’i ricikluar. Organizata ‘Clean the World” (pastro botën) ka menduar për t’iu dhënë sapunëve forma e përmasa të tjera, për të mos shkuar asgjë dëm!

Por nuk mbaron me kaq!

Lajmi më i mirë është që sapunët e rinj shkojnë për vendet që kanë nevojë për to për shkak të pamundësisë për t’i blerë.
Organizata është gjithashtu partnere me shumë kompani kozmetike me të cilat funksionon njësoj. Ato mbledhin sapunët e përdorur dhe i shpërndajnë në një nga pikat e ‘Clean the World’ që gjenden në Las Vegas, Hong Kong, Orlando dhe Montreal. Sapunët paketohen dhe dërgohen si ndihma nëpër botë!