Home Kuriozitete Çifti më i pazakontë, ajo e bukur ndërsa ai jo

Çifti më i pazakontë, ajo e bukur ndërsa ai jo

Ky është një çift i veçantë, ku ajo është mjaft e bukur, ndërsa ai është i shëmtuar dhe këtë e pranojnë vetë ata, çifti me disnivel bukurie nga California. Kate Cathcart, një parukiere e bukur 24 -vjeçare dhe Darren Donaghey një 29-vjeçar, fituan një udhëtim në Greqi, pasi u quajtën si çifti më i pazakontë. Ajo është e bukur, atletike dhe bionde, ndërsa shprehet lidhur me Darren se, “nuk është Tom Cruise, por ka një personalitet të madh”.
Kate dhe Darren janë të lidhur bashkë prej 8 vitesh, dhe si fryt i dashurisë ka lindur edhe Jaxon, djali i tyre 2-vjeçar. Çifti ka planifikuar të martohet në muajin gusht dhe udhëtimi i fituar do të shërbejë si muaj mjalti. Lidhur me ceremoninë e martesës, Kate tha duke qeshur, “Për albumin e dasmës do të përdorim photoshop”.

Previous articleMorena thërret për ndihmë
Next articleKosova e 10-ta për përdorimin e antibiotikëve