Home SHOWBIZ Cilat shqiptare në “Playboj”

Cilat shqiptare në “Playboj”

Vendi më pjellor duket se është Gjermania. Të paktën dy vitet e fundit lajmet kanë ardhur që andej dhe sado që terreni nuk është edhe aq i pashkelur, pak edhe për meritë të teknologjisë, bujën e kanë pasur të madhe.

Sepse “Playboy” është ende tabu këndej dhe fotot provokuese me emra vajzash shqiptare natyrshëm tërheqin vëmendjen. Zënë faqet e tabloidëve dhe shpesh (për hir të të njëjtave tabu), në fotot e publikuara, hiret e zbuluara femërore janë kamufluar. Por këto janë llojet e tjera të shqiptareve të famshme. Të mësuar deri tani të flasim për sportistë të suksesshëm, artistë që këndojnë në skena të mëdha botërore, për modele që reklamojnë marka të njohura e aktorë që prej fatit dhe talentit interpretojnë në perëndim dhe jo vetëm, kur vjen puna për modele që pozojnë nudo, qoftë edhe për një revistë si Playboy, edhe komentet bëhen gati-gati nën zë. Ose marrin pjesën e tyre të përfoljes, pro dhe kundër.

Ama, pavarësisht se gjysmë ose më pak shqiptare lajmi mbetet po ai: linjat perfekte dhe ndjellëse të faqeve dhe kopertinave erotike janë edhe Made in Albania. Prandaj më shumë se për revistën vetë, të paktën këtë vitin e fundit, është shkruar për shqiptaret që kanë pozuar për të. Fjala vjen, deri korrikun e kaluar vështirë që dikush nga këtej kufirit të kishte edhe minimumin e informacionit për një modele që quhej Iris Shala. Jeton në Graz të Austrisë, por është nga Prishtina, mbesa e aktorit dhe regjisorit kosovar, Abdurrahim Shala. Fillimet e veta i ka pasur në Teatrin e Operas së Grazit. Ka studiuar baletin klasik e atë modern e kohë më vonë, pasi ishte rritur e mësuar siç duhet gjuhën gjermane ka interpretuar edhe në një telenovelë gjermane, “Anna und die Liebe”. Është marrë edhe me modelim, ka konkuruar në “Austria Next Top Model”, konkurs falë të cilit ka mbërritur deri në Nju Jork. Irisi është një prej bukurosheve shqiptare që ka vizituar edhe studion e Fadil Berishës, fort i njohur në rrethet shqiptare të personazheve të spektaklit, aq sa një set i realizuar prej tij, këtej kufirit mund të përbëjë lajm. Por jo Irisi. Përpara se të vihej re këtu e zbuluan në Gjermani. Kur edicioni gjerman i Playboy-t doli me fotot e Irisit (korrik 2013), ajo pushtoi faqet e të gjitha gazetave edhe në Tiranë. Irisi mund të mos konkuronte modelet mbi 170 centimetër, siç pat thënë në një prej intervistave të pakta dhënë për shtypin shqiptar, mund të mos ishte pra lloji më i preferuar për modelet e pasarelave, ama për fotomodele nuk kishte të sharë. Një femër seksi, tipare medhetare, një zbulim, siç u përfol edhe nga mediat e huaja.

“Eksperienca me revistën Playboy ishte shumë e vlefshme dhe më bëri të qartë se me çfarë serioziteti punohet në atë revistë. Ata më zgjodhën mua përmes menaxherit tim dhe gjatë realizimit të fotove është punuar me shumë seriozitet. Revista i respektoi të gjitha dëshirat e mia, aq sa, ndërsa unë i shikoj sot fotot e mia të publikuara, mund të rikonfirmoj se jam shumë e kënaqur, ndihem mirë kur i shoh, pa e provuar ndjesinë e cënimit të sferës time private”. Pak si shumë e guximshme për një shqiptare kjo punë? “Në të vërtetë unë vij nga një familje konservatore dhe kuptohet se kjo që kam arritur në fushën e modës, nuk ka pasur përkrahjen e plotë të familjes, ka thënë 23 vjeçarja. “Por unë e doja dhe me kokëfortësinë time ia dola të jem aty ku jam tani”. Nuk e ka përkrahur ndoshta familja, por pjesa tjetër, ajo e shqiptarëve që për herë të parë e njohën Irisin nga Playboy, me siguri që po. Të paktën vetë modelje ka thënë se ka mbetur e mahnitur nga komentet pozitive që ka marrë nga shqiptarët.

Dhe me sa duket Irisi pati këmbën e mbarë sepse brenda pak muajsh një tjetër set i nxehtë fotografik mbërriti nga Gjermania. Kësaj here ishte një 19 vjeçare, bionde, me origjinë shqiptare dhe quhej Delfina Aziri. Botuesit e edicionit gjerman të Playboy dhe organizatorët e “Miss Playmate” vunë gishtin mbi “bionden e hatashme” për numrin e muajit shkurt të këtij viti. Ndryshe nga Irisi, Delfina është në fazat e parë, më shumë ëndërrimtare, të modelingut. Ama është e guximshme dhe pa drojën e si e kush do t’i komentonte fotot e nxehta të realizuara në Greqi. “Ddua t’i bëj të nxehta këto pushime dimërore”, ka thënë Delfina pas publikimit të fotove. “Kush nuk do t’i donte si dhurotë këto foto”. Modelja ka lindur në Munchengladbach të Gjermanisë dhe është gjysmë shqiptare. Dalja e parë televizive ka qenë në emisionin e Hju Hefnerit, themeluesit të Playboy ku pat deklaruar: “Jam shumë krenare për trupin tim dhe nuk kam asnjë hezitim për ta treguar. Kam nevojë të kem pranë vetes një njeri të bukur, aventurier, sportiv e spontan, të shkathët dhe të dobishëm. Do ta bëja të çmendej pas meje”. Sipas asaj që shkruhej në revistën erotike, Delfina është shitëse e drogave adrenaline dhe e dhënë pas sporteve ekstreme. Është e dhënë edhe pas modelingut, por e ka edhe një plan B në xhep në rast se nuk i ecën në këtë drejtim. “Do të rinis studimin”, ka thënë pas publikimit të revistës. “Jam e dyzuar mes pedagogjisë ose menaxhimit”.

Ndërsa lajmi i fundit nga Sara Lleshi, që mban statusin e të parës shqiptare që ka pozuar për Playboy, ka qenë për transferimin, bashkë me bashkëshortin në Lima të Perusë. Sara ishte emër i përfolur në Shkup, me një baba katolik nga Prizreni dhe nënë maqedonase. Është e njohur si modele dhe më shumë si “Miss Maqedonia 2004”, por boom-in e shënoi pikërisht me revistën erotike. Ka studiuar në Tetovë për frëngjisht dhe aktualisht impenjimi i vetëm është jeta bashkëshortore në Peru ku është transferuar i shoqi, Tom Vilis, një diplomat amerikan, i njohur edhe për impenjimet e tij në fushën e biznesit. Sara është një prej modeleve që i thonë shqiptare, megjithëse nuk flet asnjë fjalë shqip. “Por jam krenare që prejardhja ime është shqiptare”, ka thënë në një nga prooncimet e pakta. Pas publikimit të fotove të saj në Playboy, Sara ka qenë edhe e ftuar speciale në vilën luksoze të Hju Hefnerit, në Los Anxheles. Gjë që, njësoj si fotot, nuk i shpëtoi vëmendjes së shtypit, këtej dhe andej Atlantikut.

Shqiptare i kanë thënë edhe Darija Milanoviçit kur pozoi nudo ekskluzivisht për revistën famëmadhe. Pavarësisht se e lindur e rritur në Rovinje të Kroacisë, me një baba me origjinë shqiptare, edhe Daria ka hyrë në listën e modeleve të famshme “albanian” që kanë pozuar për edicionin kroat të Playboy-t. Pas shumë tentativash në tregun ballkanas dhe atë evropian të modelingut, Darija famën e arriti pas provoi këtë eksperiencë, pas së cilës filluan të shkruanin edhe për të. Njësoj si dhe për të tjerat, mediat në vendin e tyre shkruan vetëm pas publikimit të fotove të nxehta.

E para ishte Loreta

Dekada më parë, në emisionin e drejtuar nga Paola Perego dhe Biagio Izzo, në Rai Uno, dy konkurente vip shënuan rikthimin në ekran: Antonella Clerici dhe Loretta Goggi. E dyta, pavarësisht emrit, ishte aktorja dhe këngëtarja fort e njohur përtej detit, me origjinë shqiptare (Laureta Goxhi). Dy vajzat konkuruan me njëra-tjetrën dhe Loretta, si fituese e sfidës përfitoi një set fotografik për revistën Playboy – asokohe më pak e guiximshme sesa sot. Ishte viti 1979. Loretta ende dhe sot është një personazh i njohur në Itali. Ajo regjistroi këngën e saj të parë në vitet ’60-të. Ka interpretuar në disa filma të realizuar nga RAI dhe në vitin 1965, pasi numëronte mbi 30 role iu kthye televizionit si prezantuese e emisionit “Takim” me Lucio Battisti. Pipo Baudo, pasi zbuloi aftësitë e saj të shkëlqyera si prezantuese, gjatë një emisioni radiofonik, e zgjodhi si partnere të tij në edicionin 1972-73 të Canzonissima. Me 1976 kthehet në RAI me spektaklin “Nga çasti i parë që të pashë” me Massimo Ranierin. Në 1981 merr pjesë në festivalin e Sanremos me këngën e saj më të njohur “Maledeta Primavera”, ku u rendit e dyta. Pas viteve ‘90 Goxhi ka punuar për Mediaset. Në pranverën e vitit 2012 është pjesë e jurisë në programin muzikor Tale e Quale Show në Rai.

Previous articleÇka po “ziejnë” Geti e Flori?
Next articleSkivi e Nora, vallëzojnë mbi lekë