Marrëveshja e Stabilizim Asociimit do të jetë themel i procesit integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe do të përfaqësojë një ofertë të shkëlqyeshme politike, juridike dhe ekonomike të BE-së për Kosovën, për t’iu bashkuar bllokut më të fuqishëm politik dhe ekonomik në botë.
Kështu ka thënë ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, në shënimin e ditës së Evropës, në një takim të përbashkët me Zyrën e BE-së në Kosovë, megjithëse kjo ditë është më 9 Maj.
Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesi special i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ministrja Çitaku tha se, gjatë viteve të fundit Kosova ka pësuar ndryshime të rëndësishme, që sipas saj, kanë dinamizuar më tej integrimin evropian të vendit.
“Nëse shërbehemi me analogjinë e njohur të rrugës dhe rrugëtimit, që shpesh përdoret për të përshkruar procesin integrues mund të thuhet se të premten që shkoi me përfundimin e negociatave për MSA kemi pasur një kthesë domethënëse që qon Kosovën në një udhë të shpejt dhe të vetmen, drejtë destinacionit final, atë të vendit anëtar”, ka thënë ajo.
Kështu, Çitaku tha, se asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa një konsensus të të gjithë spektrit politik në Kosovë, që siç tha ajo, pa mbështetjen e tyre të p lotë gatë negocimit të MSA-së. Ajo tha se, Evropa për Kosovën, në rend të parë paraqet stabilitet dhe paqe.