Home SPORT City, €200m për Messin

City, €200m për Messin

Manchester City është duke planifikuar që të bëjë një ofertë shumëmilionëshe për Lionel Messin, gjatë afatit kalimtar të qershorit.

Argjentinasi nuk është i kënaqur me trajtimin e shefave të klubit sa i përket anës financiare, prandaj mund të largohet nëse ndonjë klub i bind katalunasit për shitjen e tij.

Drejtorët e Cityt, Txiki Begiristain dhe Soriano, janë duke menduar të bëjnë një ofertë të jashtëzakonshme për ta transferuar 26-vjeçarin në Etihad Stadium.

Sipas AS, City do të ofrojë 200 milionë euro për blerjen e argjentinasit.

Previous article6 ushqimet për të shpëtuar nga puçrat
Next articleMatthaus kritikon Guardiolan: Bayerni nuk është Barça!