Mediat ndërkombëtare duke u bazuar në analizat e ekspertëve, kanë bërë një përmbledhje të asaj që ne dimë dhe që nuk dimë rreth zhdukjes së Boeing 777.
Një përmbledhje e pyetjeve që gjetën përgjigje, atyre që ende presin përgjigje në lidhje me zhdukjen e fluturimit 370 të aeroplanit të zhdukur të “Malaysian Airlines”, pas publikimit të lajmit të së hënës, nga kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, se aeroplani, ra në Oqeanin Indian.
ÇKA DIMË
Aeroplani u rrëzua
Najib tha se pamjet satelitore shfaqën aeroplanin “në fund të Oqeanit Indian” konfirmojnë se Boeing 777, i cili u zhduk më shumë se dy javë më parë, në jug të oqeanit, ‘larg nga ndonjë mundësi e aterimit në ndonjë shtet”.
Vendndodhja e fundit
Një kompani britanike duke analizuar pamjet satelitore nga zona oqeanike ku mendohet se ra avioni, duke përdorur hetime aviatore të një mënyre të papërdorur më parë, dhe lokalizuan vendndodhjen e fundit të avionit në ajër. Kjo u tha se ishte në mes të oqeanit, në perëndim të Perth, të Australisë.
Nuk ka të mbijetuar
Najib la pak dyshime se i gjithë ekuipazhi dhe pasagjerët, 239 personat, kishin vdekur në aksident.
PYETJET QË MBETEN
Kush dhe Si
Autoritetet malazijase nuk e kanë përjashtuar ndonjë mundësi shpjegimi të asaj që ka ndodhur në aeroplan. Ata nuk e dinë se çfarë ka ndodhur. Mundësi konsiderohen edhe përfshirja e terrorizmit, sabotazhi, dështimi katastrofik i teknikës ose çështje lidhur me problemet mentale të pilotëve ose të dikujt tjetër në bord.
Çfarë objekte u panë në oqean
Kryeministri nuk tregoi ndonjë hetim me anë të të cilit ishte vërtetuar se objektet e gjetura në Oqeanin Indian dhe imazhet e kapura nga kërkimet e disa vendeve, përfshirë Francën dhe Kinën, ishin copëra të aeroplanit.