Çka i shkatërron dhëmbët?

Për secilin, në vend të parë duhet të jetë higjiena orale e më pas shkuarja me rregull te stomatologu në mënyrë që dhëmbët tona të jenë plotësishtë të shëndetshëm, e pse jo të kemi edhe një buzëqeshje sharmante.
Egzistojnë disa shprehi të përditshme të cilat i përsërisim çdo ditë e që padyshim po lënë gjurmë dhe pasoja:

Konsumimi i ushqimit të thartë

Alkooli dhe pijet e gazuara përmbajnë thartësira të cilat në mënyrë të ashpër e gërryejnë zmaltin e dhëmbëve element ky jashtëzakonisht i rëndësishëm për dhëmbë të fortë dhe të shëndoshë.

Fërkimi i fortë i dhëmbëve

Nuk duhet fërkuar dhëmbët me brushë në mënyrë agresive, pastroni ato sa më butë, poshtë lartë dhe sigurohuni që të pastroni secilën pjesë të gojës dhe dhëmbëve.

Zbardhja

Stomatologët këshillojnë që ti shmangeni zbardhjes së dhëmbëve sepse me këtë do çrregulloni përbërjen e mineraleve të dhëmbëve, ndërsa zmalti do fillojë të pëlcasë.

Pija e ftohtë pas ushqimit të nxehtë

Patjetër duhet ndërprerë kjo shprehi e keqe, sepse në këtë mënyrë dhëmbët tona i ekspozohen ndryshimeve të mëdha dhe të përnjëhershme të temperaturës, me ç’rast mund të krijohen njollat e verdha nëpër dhëmbë.