Home LAJME Cliff: Kuvendi i ri i Kosovës duhet të ketë vende të rezervuara

Cliff: Kuvendi i ri i Kosovës duhet të ketë vende të rezervuara

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka theksuar se në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës duhet të ketë vende të rezervuara komunitetet minoritare.

”Nuk është logjike që veriut t’i themi mirëserdhët në Kosovë, e në Parlament të ketë më pak vende për deputetë nga bashkësia serbe”, ka thënë Cliff.

Ai ka vlerësuar se themelimi i Gjykatës speciale është hap i guximshëm i shqiptarëve.

“Nuk ishte lehtë, sepse nuk ka gjykata të tilla në Ballkanin Perëndimor. Për viktimat, themelimi i gjykatës do të thotë se drejtësia arrin, ndërsa për Kosovën ky vendim i guximshëm është i mirë për reputacionin, sepse ai dëshmon se Kosova nuk po fsheh asgjë“, tha deklaruar Cliff për RTK-në.

Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është çështje e ndjeshme për pjesëtarët e minoriteteve në Kosovë, ka thënë Cliff dhe ka shtuar se Britania e madhe përkrah programin që ka për qëllim të inkurajojë serbët të jenë pjesë e këtyre forcave.

Megjithatë, ai ka pohuar se pjesëtarët e këtyre forcave nuk mund të shkojnë në veri, pa pëlqimin e KFOR-it. /

Previous article“Të Rinjtë e Kosovës” kërkojnë rritjen e numrit të inspektorëve të punës
Next articlePapunësia rreth 45 për qind – ska protesta