Home SPORT Cole pensionohet nga Anglia

Cole pensionohet nga Anglia

Ashley Cole, i cili debutoi me Përfaqësuesen e Anglisë ndaj Kombëtares së Shqipërisë më 2001, ka vendosur t’i thotë lamtumirë ‘Tre Luanëve’ duke i lënë vendin lojtarëve të rinj.

Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, nuk do të jetë më pjesë e Përfaqësueses së Anglisë.

Një vendim të tillë, Cole e mori në bashkëpunim me përzgjedhësin anglez, Roy Hodgson.

“Unë morra një telefonatë nga Roy dhe u pajtuam se skuadra e Anglisë duhet të jetë me lojtarë të rinj. Unë mendoj se vendimi më i mirë është të pensionohem nga Anglia tani. Falëminderit të gjithëve për gjithçka”, njoftoi Cole përmes rrjetit social ‘Tëitter’.

Cole kishte bërë debutimin e tij me Anglinë në vitin 2001 në sfidën e zhvilluar ndaj Kombëtares së Shqipërisë.

Në karrierën e tij, mbrojtësi i majtë e ka përfaqësuar Anglinë në 107 takime.

Previous articleGerrard: Nuk pensionohem pa e fituar titullin
Next articleVizita mjekësore për nxënësit e klasave 1-5