Home LAJME Çollaku: Kosova i ka kryer punët e saj, liberalizimi varet nga BE-ja

Çollaku: Kosova i ka kryer punët e saj, liberalizimi varet nga BE-ja

Ministri i Integrimeve Evropiane (MIE), Bekim Çollaku, në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë, duke iu referuar liberalizimit të vizave, që shqiptarët e Kosovës të kenë mundësi ta përcjellin kombëtaren e Shqipërisë në kampionatin evropian të futbollit “Franca 2016”.

Sipas tij, institucionet e Kosovës i kanë kryer të gjitha obligimet që bien mbi ta për ta marrë liberalizimin e vizave, mirëpo kjo sipas tij, tash varet nga Bashkimi Evropian (BE), Komisioni Evropian (KE) dhe vendet anëtare të BE-së.

“BE-ja po përballet me një krizë të madhe, e ai është fluksi i madh i refugjatëve që ia kanë mësyer vendeve të BE-së. Kriza e refugjatëve në BE e dëmton procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo vendi ynë nuk ia ka borxh askujt që ta paguaj çmimin e kësaj krize. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA) do të nënshkruhet shumë shpejt – brenda këtij viti, dhe zbatimi i saj do të filloj në vitin e ardhshëm”, ka thënë Çollaku.

Previous articleUNESCO përfshin Kosovën në rend të ditës, javën e ardhshme në votim
Next articlePresidentja u bën thirrje partive: Bëni dialog