Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa, është i bindur se Chelsea nuk do të bëjë paraqitje defensive në ndeshjen e nesërme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Të zgjedhurit e trajnerit Jose Mourinho u mbrojtën në ndeshjen e parë në Vicente Calderon duke nxjerrë barazim pa gola dhe triumfuan të dielën ndaj Liverpoolit me të njëjtat taktika.
Megjithatë, braziliani i natyralizuar në spanjoll pret që londinezët të sulmojnë më shumë kur dy ekipet takohen të mërkurën.
“Nuk jam i nervozuar, është një ndeshje e madhe, le të kënaqemi dhe të luajmë”.
“Do të jetë ndeshje tjetër nga ajo në shtëpi, ata do të përpiqen të dalin dhe të sulmojnë më shumë”, ka thënë Costa.