Home SHOWBIZ Çunmulaj e zonja edhe në kopsht

Çunmulaj e zonja edhe në kopsht

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka treguar se di të merret edhe me lulet.

Vikendin ajo ia ka dedikuar kopshtit të saj. Një fotografi, të cilën e ka postuar në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Çunmulaj shihet duke mbjellë lule.

“Një ditë në kopshtin tim”, ka shkruar bukuroshja në përshkrimin e fotografisë së saj në Facebook, ndërkohë që kopshti i saj duket bukur i rregulluar.

Emina, në një fotografi tjetër ka bërë një kallaballëk reklamash. “Këpucët Chanel, syzet Prada, fustani Stella dhe vetura Rolls Royce. Unë jam gati për vikend … po ju?”, ka shkruar Çunmulaj duke ia bahskëngjitur fotografinë e mëposhtme.

Previous articleTë riatdhesuarit nga Suedia vështirë po socializohen në Kosovë
Next articleAtletico vë dorën mbi titull