Home SHOWBIZ Dafina: Jam single!

Dafina: Jam single!

Këngëtardafina-540x330ja Dafina Zeqiri ka thënë se është beqare dhe se për momentin është e fokusuar në karrierën e saj muzikore.

“Për momentin nuk ka asgjë të re, thjeshtë është puna, shoqëria, muzika dhe fansat”, i është përgjigjur pyetjes së “Express” nëse ajo është në lidhje.

Gjatë intervistës, Dafina tha se ajo është në përgatitje të albumit më të ri dhe deri më tani ka incizuar 7 apo 8 këngë.

“Kohëve të fundit kemi pasur disa projekte të reja, kemi incizuar 7 apo 8 këngë të albumit. Ne kemi planifikuar ëq verën e kaluar ta publikojmë albumin, por shkaku i angazhimeve të shumta e kemi shtyrë datën”, ka thënë Duffye.

Dafina ka folur edhe për marrëdhënien e saj me ish të dashurin Ledri Vula, duke thënë se edhe pas ndarjes ka marrëdhënie të mira me të.

“Më ka pëlqyer klipi i tij shumë (klipi 100 probleme). Disa personave u duket e çuditshme por neve që jemi në Kosovë, e dimë se kemi pasur marrëdhënie të mira. Njeriu shkon duke u pjekur, është keq të humbësh kohë. Mua më bëhet qejfi kur e shohë dikë duke ecur përpara sepse edhe unë jam shumë e lumtur” tha ajo

 

Previous articleRreziqet shëndetësore që lidhen me plastikën
Next articleSerbia në kërkim të takimit urgjent të KS-së kundër FAK-ut