Home LAJME Dasma kthehet në masakër, vritet nusja

Dasma kthehet në masakër, vritet nusja

Një dasmë në Indi u kthye në një horror një ditë më parë, pasi nusja u qëllua për vdekje, ndërsa ishte duke thënë betimet në altar në krah të të shoqit.

Ajo u qëllua për vdekje nga një kushëriri i saj, i cili tha se ajo e kishte tradhtuar.
Doktoresha Jaishri Namdeo, 29 vjeç, që punonte si pediatre, ishte në altar kur Anuragh Singh hyri brenda dhe e qëlloi atë nga afër.

Anurag ishte maskuar si fotograf për të hyrë në ceremoni.
Ai tentoi të vrasë edhe veten, por nuk ia doli.

Mjekja, e cila po martohej me Rohit Namdeo, një kirurg, u dërgua në spital, por nuk mbijetoi. I shoqi i saj i mbijetoi sulmit.
Anurag u tha hetuesve se Namdeo e kishte tradhtuar.
Mbetet ende e paqartë se çfarë nënkuptonte, por hetuesit thonë se mes tyre mund të ketë pasur një lidhje.

Previous article“S’do e shes virgjërinë edhe pse m’u ofruan 800 mijë dollarë”
Next articleGenta thotë SHUJ!