Frank de Boer pritet të jetë trajner i ri i Tottenhamit. Sipas ‘Fox Sports’, ish-futbollisti holandez do ta zëvendësojë Tim Sherwoodin në fund të stinorit.
Tottenham Hotspur nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin e përkohshëm, Tim Sherwood.
Skuadra londineze është në kërkim të një trajneri të ri për stinorin e ri, teksa ‘Fox Sports’ ka njoftuar se zgjedhja e tyre e parë është Frank de Boer.
Ky i fundit arriti ta udhëheq Ajaxin këtë stinor drejt titullit të kampionit në Holandë, duke dëshmuar se tashmë është kalitur në profesionin e trajnerit.
Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Holandës dhe Barcelonës ka gjasa të mëdha që nga stinori i ri të jetë në Premierligë, teksa përveç Tottenhamit, mediat britanike kanë mësuar edhe për interesimin e Manchester Unitedit për shërbimet e tij.