Home SPORT De Jong: Balotelli, si Ferrarri

De Jong: Balotelli, si Ferrarri

Mesfushori i Milanit, Nigel de Jong, thotë se bashkëlojtari i tij Mario Balotelli është “si Ferrarri”.

Balotelli vazhdimisht ka nxitur kundërthënie si brenda ashtu edhe jashtë fushe gjatë kohës së tij te Inter, Manchester City dhe edhe te Rossonerët, por është duke shijuar sezonin më produktiv deri tash me Milanin nën drejtimin e trajnerit të ri Clarence Seedorf, duke shënuar 18 gola në të gjitha garat.

De Jong beson se natyra “e fuqishme dhe e paparashikueshme” e 23-vjeçari t e bën atë vështirë për t’u ndaluar.

“Sipas këndvështrimit tim, Balotelli mund të krahasohet me një Ferrari. Ai është i fuqishëm dhe i paparashikueshëm”, ka thënë De Jong për Forza Milan.

Balotelli bëri 50 paraqitje për Milanin në fitoren 3-0 të vikendit ndaj Livornos, duke shënuar golin e parë të ekipit.

Previous articleVetura “bishë” e Vladimir Putin
Next articleBorini i kënaqur që prishi rekordin e Mourinhos