Home TEKNOLOGJI Debutimi i iPhone 8 është lajm i mirë edhe për Samsung

Debutimi i iPhone 8 është lajm i mirë edhe për Samsung

Apple ka filluar me prodhimin e iPhone 8 gjatë kësaj jave. Kompania e bazuar në Cupertino ka porositur tashmë 20 milionë panele OLED për telefonin e ri të shumëpritur.

Si duket, Samsung ka monopolin për këtë lloj teknologjie. Kështu, kompania prapa Galaxy S8 do të furnizoj rivalin e tyre me panele OLED.

Sipas analistit të IHS Markit, David Hsieh, “Apple ka porositur 70 milionë njësi panele OLED nga Samsung për këtë vit, dhe është e gatshme të rrisë kërkesën deri në 95 milionë njësi, në rast se kërkesat tejkalojnë pritjet.”

Apple është duke pritur kërkesë të lartë për telefonin e tyre të ardhshëm. Dhe nëse thashethemet dalin të vërteta, është e kuptueshme pritshmëria e kompanisë.

Gjatë lansimit që tradicionalisht ndodhë në shtator, Apple pritet të sjell tre modele të reja të iPhone. Dy nga këto pajisje, të njohura si iPhone 7S dhe iPhone 7S Plus do të kenë ekrane të njejta LCD, sikurse paraardhësit e tyre, me 4.7 dhe 5.5 inç.

Sipas blogut japonez, Mac Otakara, telefoni kryesor do të promovohet si iPhone Edition – jo si iPhone 8, siç është parashikuar më herët.

Previous articleShkurte Fejza tejet elegante, “sfidon” moshën në fotografinë e fundit (Foto)
Next articleBerisha: Haradinaj duhet të kthehet në Kosovë, mbajtja e tij kidnapim politik