Home SHOWBIZ Dëgjojeni Ermal Mamaqin!

Dëgjojeni Ermal Mamaqin!

Është njëri ndër emrat më të përfolur të shoubizit shqiptar. Bëhet fjalë për aktorin e këngëtarin Ermal Mamaqi i cili tashmë ka rrëmbyer mijëra emra të fansave anekënd vendeve shqipfolëse.

E ndonëse jemi mësuar që Ermalin ta shohim gjithmonë të qeshur e duke treguar ndonjë batutë, kësaj radhe aktori ka zgjedhur që në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ të ndajë edhe një këshillë që nuk do të ishte keq ta ndiqnin të gjithë ata që kanë mundësi.

“Nëse dilni sot për drekë me familjen, porositni 1 racion më shumë, paketojeni dhe dhurojani dikujt që nuk ka. Do ndiheni më mirë se ai që e merr…”, ishte mbishkrimi i Mamaqit pranë një fotoje ku shihej një fëmijë skamnor. E ky mbishkrim u përcoll me komente të shumta nga fansat në faqen e tij.

Previous articleMustafa: Do ta ndryshojmë Ligjin për Veteranët e Luftës
Next articleZAJMINA MË ”HOT” SE KURRË (FOTO)