Home LAJME Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës me kërkesë të Qeverisë, dje ka aprovuar Ligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre, me të cilin janë krijuar kushtet për punë normale të “Trepçës”, duke evituar fillimin e procedurave për falimentim.

 

Qeveria poashtu dje e ka proceduar në Kuvend Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, me të cilin parashihet që për “Trepçën” të hartohet Strategji Zhvillimore dhe të nxirret Ligj i veçantë.

 “Trepça” është pasuri e Kosovës, është organizatë në territorin e Republikës së Kosovës, prandaj me këtë kombinat do të udhëheqin institucionet e Republikës së Kosovës, të parapara me Ligj, në interes të punonjësve të “Trepçës” dhe të ekonomisë së Kosovës.

 Çdo tentativë për të mbjell huti se është heqë dorë nga “Trepça”, është e pavërtetë dhe qëllimkeqe.

Previous articleCANA DREJT GJERMANISË
Next articleIsa Mustafa: Vendimin për Trepçën e solli Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, jo Serbia