Home LAJME Dekretohet gjyqtari që nuk mbrojti jetën e Diana Kastratit

Dekretohet gjyqtari që nuk mbrojti jetën e Diana Kastratit

Gjyqësori kosovar është “përforcuar” me gjyqtarin përgjegjës për mosmbrojtjen e jetës së Diana Kastratit.

Enver Shabanaj është dekretuar si gjyqtar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas përzgjedhjes dhe rekomandimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Shabanaj ishte bërë përgjegjës nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për moszbatim të ligjit dhe mosdhënie të mbrojtjes për të ndjerën Diana Kastrati, e cila ishte vrarë nga ish-burri i saj në Prishtinë. Ajo kishte kërkuar mbrojtje dhe masë sigurie nga gjykata, por nuk i ishte afruar. Pak kohë më vonë ishte vrarë.

Previous articleLiderët udhëzohen si të ‘mbrohen’ para gazetarëve për Tribunalin
Next articleAeroplani i zhdukur malajzian ndodhet në Afganistan, pasagjerët po mbahen peng?