Home Kuriozitete Del nga shtëpia pas 50 vitesh

Del nga shtëpia pas 50 vitesh

Kishte qëndruar për 50 vite e mbyllur në shtëpi, pasi vuan nga fobia e ambienteve të hapura, por një arsye e fortë, e nxori atë jashtë.

Meqenëse nipi saj po dekorohej me medaljen e Mbretërisë së Bashkuar, për të arriturat në studime, Patricia Cooper veshi rrobat e preferuara dhe shkoi të shohë ceremoninë e dekorimit.

Kësaj radhe, të gjithë kanë mbetur të befasuar kur ajo është shfaqur në sallën, ku nipi saj po dekorohej, e që në fakt është vetëm një bllok larg shtëpisë së saj.

Gjyshja që ka 77 vjet, herën e fundit kur kishte dalë nga shtëpia, kishte përjetuar një ndjenjë akthi, që mjekët e kanë shpjeguar si ‘Agorafobi’ që është frika nga ambientet e hapura dhe me shumë njerëz.

“Të gjithë janë mësuar me gjendjen time” ka thënë zonja Cooper, duke shtuar se ajo është ndihmuar nga familjarët dhe miqtë, sa herë që ka pasur nevojë për diçka jashtë shtëpisë.

Kohët e fundit, britanikja thotë se ndjehet shumë më mirë dhe nuk i mungon aspak ambient i jashtëm, pasi blen në internet dhe qëndron e kyçur në rrjete sociale.

Previous articleNjihen në chat, dashurohen dhe në fund zbulojnë se janë motër e vëlla
Next articleGjenden akrepa të gjallë në banane