Martin Demichelis është i bindur se Manchester City ende mund ta fitojë titullin e Ligës Premier, pavarësisht disfatës 3-2 nga Liverpooli gjatë të dielës.
“Ne nuk e filluam ndeshjen shumë mirë dhe ata ishin më të mirë se ne derisa shënuan golin e parë. Pastaj kishte shumë ndalime, dhe kjo është se si erdhi goli i dytë, nga harkimi nga këndi”.
“Dhe pas kësaj, nuk kishte shumë vazhdimësi në ndeshje, por në pjesën e fundit të pjesës së parë, ne luajtëm shumë më mirë se ata, por nuk arritëm të shënojmë. Ne filluam shumë mirë në pjesën e dytë dhe shënuam dy gola – pas kësaj Silva mund të shënonte golin e tretë dhe ne të kalonim në epërsi, por ata shënuan nga një gabim i jonë”.
“Duke marrë parasysh se ishim më të mirë se ata më shumë se 45 minuta, ndoshta 2-2 do të ishte një rezultat i drejtë”.
“Ne sigurisht se nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por e dimë se kemi ndeshje para nesh dhe ju e keni parë në futboll se ne mund të fitojmë ende – ata ende mund të bëjnë gabime”.
“Shpresoj se ne do të fitojmë pjesën e mbetur dhe Liverpooli të gabojë. Askush nuk u largua nga stadiumi duke menduar se ata janë kampionë, dhe ne kemi shumë ndeshje të mbetura”, ka thënë Demichelis për Manchester Evening News.