Home LAJME Deputetët kanë “frikë” nga Tribunali i drejtësisë

Deputetët kanë “frikë” nga Tribunali i drejtësisë

Deputetët e të gjitha partive politike janë të painformuar dhe të “frikësuar” për mundësinë e votimit të një projektligji për themelimin e një Tribunali ndërkombëtar të drejtësisë në Kosovë.

Edhe pse ende nuk e kanë në dorë dokumentin, megjithatë përfaqësuesit e partive politike vazhdojnë ta kundërshtojnë themelimin e një Tribunali që ka për qëllim t’i gjykojë krimet e luftës së fundit në Kosovë.

Sipas tyre, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe ka respektuar të gjitha normat ndërkombëtare, andaj kërkesa për themelimin e një tij dëmton imazhin e Kosovës.

Të zgjedhurit me votën e popullit konsiderojnë se kërkesa për këtë buron nga qarqet antishqiptare të Beogradit.

Edhe pse çështja për ngritjen e një të ashtuquajturi Tribunal ende nuk është diskutuar në Kuvendin e Kosovës, megjithatë ligjvënësit nuk janë në gjendje të deklarojnë hapur nëse do të përkrahin ligjin për themelimin e tij.

Previous articleNuk përqendroheni dot? Ja 8 ushqimet që ju ndihmojnë
Next articleRrihen motrat Kardashian