Home LAJME Deputetët “përplasen” me Policinë e Kosovës

Deputetët “përplasen” me Policinë e Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë të hedhin kritika në adresë të Policisë së Kosovës.

Pas deklaratës së deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, se një pjesë e policëve të Njësisë Speciale të Kosovës, janë krimi i organizuar, sot ka ardhur edhe një reagim i deputetit të Aleancës së Ramush Haradinajt, Burim Ramadani, i cili ka thënë se Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Intelegjencës janë në luftë mes vetë.

Policia e Kosovës për të dy këto deklarata të deputetëve ka thënë sqarime për media.

Policia e Kosovës për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, pas publikimit të deklarimit në media të deputetit Burim Ramadani se, Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës janë në luftë, jep këtë sqarim:

“Policia e Kosovës si institucion përgjegjës për sigurinë e vendit, vlerëson se kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe profesional me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, gjë që ka kontribuar që të kemi një situatë të sigurt, të qetë dhe stabile”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se sa u përket zhvillimeve të fundit Policia e Kosovës vlerëson se pavarësisht funksionit apo pozitës që një zyrtar mund të ketë brenda institucioneve, përgjegjësia është individuale dhe kjo nuk reflekton në asnjë mënyrë në bashkëpunimin institucional në mes të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

“Policia e Kosovës çmon nivelin e bashkëpunimit me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim të garantimit të sigurisë nacionale dhe sundimit të rendit dhe ligjit”, u tha në fund të reagimit.

Previous articleAfërdita Dreshaj vjen me foto super-hot! (Foto)
Next articleAncelotti: Bayerni është mace e zezë për Realin, jo për mua