Home LAJME Deputetët serbë, kundër Ushtrisë së Kosovës!

Deputetët serbë, kundër Ushtrisë së Kosovës!

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës është praktikisht i pamundur pa pëlqimin e të paktën katër nga 13 deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës. Mediat serbe shkruajnë se që të gjithë ata do të jenë kundër.

“Çelësi është në duart e serbëve. Që Forca e Sigurisë të bëhet Ushtri, pos dy të tretave në Kuvend, duhen edhe dy të tretat e deputetëve joshqiptarë, e që janë 25”, shkruan Novosti.

Vesna Mikic, deputete e Listës Unike Serbe, thotë se të gjithë deputetët serbë kanë vendosur të mos e mbështesin krijimin e Ushtrisë.

“Besoj me 99 për qind se të gjithë deputetët serbë do të bëjnë këtë. Miratimi i këtij Ligji do të ishte një hap më tutje të drejtave tona në Kosovë dhe do të nënkuptonte rrumbullakim i pavarësisë së Kosovës”, thotë ajo.

Dusan Janjic nga Forumit për Marrëdhënie Etnike, thotë se krijimi i Forcave të Armatosura nuk do të jetë në rendin e ditës të Kuvendit thirrur, sepse beson se “Ushtria do t’i shërbejë Hashim Thaçit si temë e përshtatshme zgjedhore”.

“Atij po i ngutet. Qëllimi ishte që zgjedhjet të jenë deri në fund të majit meqë në vjeshtë do t’i bie popullariteti. Kështu, për Ushtrinë do të vendos Kuvendi i ri”, thotë ai.

Previous articleUshqimet që i eliminon aknet
Next articleShteti mbështet të akuzuarit e Gjykatës Speciale