Home LAJME Deri më tash 34 mbetje mortore të shqiptarëve nxirren nga varreza e...

Deri më tash 34 mbetje mortore të shqiptarëve nxirren nga varreza e Rashkës

Deri më tash nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës janë nxjerrë eshtrat e 34 personave, të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

ADN-ja e tyre do të analizohet ndërkohë, citon FoNet njoftimin e Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur.

Më 23 prill të sivjetshëm në Rudnicë ka filluar hulumtimi në vendin e dyshuar për varrezë masive me trupa shqiptarësh të vrarë në Kosovë gjatë luftës më 1998/1999, shkruan Koha.net

Dyshohet se këtu janë eshtrat e së paku 250 shqiptarëve të vrarë në Kosovë dhe të transferuar në Rudnicë, brenda territorit të Serbisë, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit serb.

Previous articleZoti Thaçi a mundesh me i punësu 200 persona në ditë?
Next article10 operacionet më tronditëse të Shërbimeve Sekrete