Home LAJME Deri të enjten shpërndahet Kuvendi, zgjedhjet më 8 qershor

Deri të enjten shpërndahet Kuvendi, zgjedhjet më 8 qershor

Përfundimisht, qytetarët e Kosovës do të votojnë gjatë muajit qershor për zgjedhjet e nacionale.

Zyrtarë të PDK’së kanë konfirmuar se më së largu të enjten e ardhshme do të shpërndahet Kuvendi i Kosovës ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 8 qershor.

“Kuvendi shpërndahet javën e ardhshme”, ka thënë një zyrtar i PDK’së.
Ai ka thënë se përfundimisht për datën e zgjedhjeve do të takohen edhe një herë liderët politikë për të dërguar pastaj propozimin te Presidentja Jahjaga.

Ndryshe, sot, liderët e partive politike janë takuar në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ku kanë folur për vendimin rreth themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Në të njëjtën kohë, deputetët e pakicave kanë nisur takime për t’i bindur partitë e mëdha shqiptare për t’ua mundësuar vazhdimin edhe për një mandat të vendeve të rezervuara në Kuvend.

Previous articleFlaka Krelani Fton Fansat Të Bëjnë “Crazy Selfie”
Next articleKresha për 24 orë 100 mijë klikime