Home LAJME Dëshmitarja ‘A’ pyetet nga avokatët

Dëshmitarja ‘A’ pyetet nga avokatët

Dëshmitarja A u mor në pyetje të mërkurën nga avokatët e katër të akuzuarve në një rast që dyshohet për përdhunim dhe cenim të integritetit personal.

Kjo dëshmitare dhe motra e saj e koduar me shkronjën B, janë dëshmitare të mbrojtura në rastin ku po akuzohet ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Nexhat Qubreli dhe Shefki Hyseni.

Për këtë shkak seancat që po mbahen në gjykatën Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës janë të mbyllura për publikun. Dëshmitaret, dëshminë e tyre e kanë bërë nëpërmjet videolinkut.
Por askush nga avokatët e të akuzuarve nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media. Kjo për shkakun se sipas avokat Mahmut Halimit, gjyqtari i rastit ua ka tërhequr vërejtjen për mos ta bërë një gjë të tillë.

Selimi dhe tre personat tjerë akuzohen se kanë kryer krime lufte gjatë luftës në Kosovë. E dëshmitare kryesore në bazë të së cilave edhe është ngritur aktakuza janë dy motrat nga Mitrovica.

Previous articleJanjiq e di: Në Kosovë 200 të dyshimtë për krime lufte!
Next articleTërmet në Vushtrri