Home LAJME Dëshmitë në llastika

Dëshmitë në llastika

Policët e Kosovës në shumë raste nuk dinë se si t’i paketojnë ose edhe t’i shënojnë dëshmitë e konfiskuara.

Insektorati Policor i Kosovës (IPK) ka vërejtur gjatë inspektimeve në shtatë dhomat e dëshmive, se ky veprim është bërë në shumë raste për shkak të mosnjohjes së procedurës së paketimit.

IPK-ja ka kontrolluar 91 dosje dhe në 23 prej tyre ka gjetur se nuk janë plotësuar kriteret për paketimin dhe shënimin e dëshmive, shkruan “Tribuna”.

“Dhoma qendrore e dëshmive, rasti me numër (2012-DHTN-031) zinxhiri i ruajtjes nuk është përcjellë në mënyrën e rregullt gjatë rrugëtimit të dëshmive të konfiskuara. Për më tutje, zinxhiri i ruajtjes nuk ka filluar me shënime menjëherë prej momentit kur janë mbledhë apo pranuar substancat narkotike, gjë e cila ka bërë që përcjellja e rrugëtimit të dëshmisë gjatë gjithë kohës së saj të fillojë në një periudhë të mëvonshme konkretisht ka filluar në fazën e dytë tek ruajtja”, shkruan në raportin e IPK-së.

Previous articleMachiato Band: S’ka më bashkëpunime
Next articleNjë serb përçan 7 milionë shqiptarë