Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se para disa minutash Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion për kapjen e J. Saraçit në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, i cili është një prej të dyshuarve për përfshirje në konfliktin e armatosur të së premtes të ndodhur në motel “Shega” në Milloshevë.
Sipas burimeve të sigurta të portalit Veriu.info aksion i policisë ka rezultuar i pasuksesshëm, pasi që të dyshuarin nuk e kanë gjetur në shtëpinë e tij.
Të shtunën policia kishte njoftuar se të dyshuarit J.S. dhe personi me emrin Abedin që dyshohet se është shtetas i Shqipërisë, kanë ikur nga vendi i ngjarjes me veturë Mercedes, me targa të Shqipërisë dhe të njëjtit janë në kërkim nga Policia.
Kujtojmë se me 2 maj në mesnatë në motel “Shega”, si pasojë e një konflikti të armatosur mbetën të vrarë dy persona, ndërsa u plagosën pronari i motelit dhe djali i tij.