Dhimbja e fytit, disa mënyra për ta kuruar

Dhimbja në fyt janë një ndër dhimbjet më të shpeshta gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit. Ajo shkaktohen shpesh edhe nga ndryshimet e temperaturave në mënyrë të njëpasnjëshme.

Rroba të nxehta rreth qafës
Një rrobë të butë lageni në ujë të përzier me uthull, raki po alkool të butë, vendoseni përreth qafës dhe mbi të vendosni një maramë apo shall më të trashë. Këtë shtresë mbajeni së paku dy orë.

Limoni i fuqishëm
Në fazën e hershme të angjinës janë efikase preparatet me bazë limoni. Mjakët popullorë këshillojnë që në gojë, sa më afër bajameve, të mbahen nga dy copë limonë, të pastruar nga lëvozhga dhe të thithen ngadalë. Kur limoni të zbutet, mund ta gëlltisni, ndërsa të njëjtën procedurë përsëriteni gjatë gjysmë ore.

Preparate për shparitje të fytit
Në një gotë me panxhar të shtrydhur, hidhni një lugë kafeje qepë të llomitur dhe pastaj i hidhni një gotë të ujit paraprakisht të vluar, por më pas të ftohur.

Lëreni të qëndroj 5-6 orë, por përziejeni çdo gjysmë ore, pastaj kullojeni dhe shpërlajeni fytin disa herë gjatë ditës.