Home LAJME Dhjetë të vdekur nga tornadot në SHBA

Dhjetë të vdekur nga tornadot në SHBA

Së paku dhjetë persona kanë vdekur si rezultat i tornadove të fuqishme që kanë goditur disa shtete në jug të Shteteve të Bashkuara.

Një uragan i madh ka kaluar nëpër qytetin Little Rock në Arkansas të dielën, ndërsa kanë mbetur të vdekur tetë persona.
Një uragan tjetër në verilindje të Oklahomas, ka lënë të vdekur dy persona.

Ekipet emergjente janë duke kërkuar nëpër qytetet e prekura.

Parashikuesit kanë paralajmëruar se mund të ketë edhe më shumë tornado.

Kryebashkiaku i qytetit Velonia të Arkansas, James Firestone, i tha CNN-it, se aktualisht situata është e vështirë.

Qendra e qytetit sipas tij, është e rrafshuar plotësisht.

Previous articleLuis Suarez, Lojtari më i Mirë i Vitit sipas PFA
Next articleLaboratorët funksionojnë pa biokimistë