Këngëtarja Dhurata Ahmetaj është akuzuar se i fshin komentet negative nga ‘’Youtube’’ dhe në rrjetet sociale, kuptohet nga ato faqe që administrohet nga vetë ajo.
Ahmetaj, ka thënë se nuk e bën këtë gjë dhe se tashmë është mësuar edhe me sharjet. Këngëtarja është shprehur se prej kohësh nuk i bëjnë përshtypje komentet dashakeqe. ‘’Si mund të më shajë dikush që s’më njeh? Unë këtë nuk e kuptoj. Ta dini që nuk më pengojnë’’, thotë.
Ndonëse këmbngul që është mësuar me reagimet e njerëzve, duket sheshit se këngëtarja shpesh bënë ‘’pastrim’’ komentesh. Megjithatë, ajo i le me kënaqësi ato ku njerëzit e krahasojnë me diven Jennifer Lopez.
Dhurates, i pëlqen shumë ta krahasojnë me të. Edhe menagjeri i saj, këngëtari Blero, e ka krahasuar një herë e një kohë.