Këngëtarja simpatike, Dhurata Ahmetaj ka pak ditë që ka lansuar këngën e re të kompletuar me klip, ‘If you like it’. Por, ajo për të cilin u diskutua më së shumti nuk ishte kënga por klipi, pasi Dhurata na vjen më ‘hot’ se kurrë më parë. Në një skenë të klipit ajo shfaqet topless.
E ftuar në emision e Arian Çanit mbrëmë në Zonë e Lirë, Dhurata përveq promovimit që i bëri klipit të ri, ajo i është përgjigjur edhe disa pyetjeve pikante që Çani kishte përgaditur për të.
Dhurata deklaroi se ka pasur shumë prej tyre që gjinjtë e saj i kanë emëruar si ‘maca’, dhe ajo për ti ngacmuar u ka kthyer përgjigje me ‘mjau, mjau’.
Ndër pyetjet e shumta, ishte edhe ajo që nëse ‘macat’ e saj apo ‘zogu’ i Tunës do të mbahen më shumë mend, Dhurata është përgjigjur se sigurisht ‘macat’ e saj.