Ylli shqiptar i muzikës moderne, Dhurata Ahmetaj, tashmë e ka të konfirmuar albumin e ri dhe titullin e tij.
Këngëtarja e cila është duke punuar albumin e ri në heshtje dhe larg vëmendjes së mediave, duket se është në përfundim të tij.
“Dhurata” quhet albumi i ri i këngëtares që ka po ashtu të njëjtin emër dhe me siguri kjo mund të konsiderohet si një dhuratë për adhuruesit e saj.
Titullin e albumit të ri të bukuroshes e ka konfirmuar top menaxheri i saj, këngëtari Blero, Bashkëthemeluesi i kompanisë Elephant e ka konfirmuar titullin e ri të albumit të këngëtares në Instagram.
Telegrafi ka kontaktuar Dhuratën për të marrë një prononcim rreth faktit se pse është vendosur që titullohet albumi i saj i ri sikurse emri i saj.
Por, këngëtarja ka treguar se është duke punuar intenvizisht dhe nuk dëshiron të japë prononcime deri në përfundimin e plotë të albumit, e ka theksuar se ky është vendim i menaxhmentit të saj, të cilin e ka përshkruar si profesional.
Mbetet të shihet se çfarë do të na servojë këngëtarja që njihet për linjat e saj trupore dhe për hitin “Ama Vec Pak”.
Albumi “Dhurata” sipas burimeve të sigurta të Telegrafit do të lansohet në muajin prill.