Dieta e duhanit

Është i njohur fakti se pirja e cigareve zbeh urinë dhe bënë që të humben disa kilogramë, por pavarësisht kësaj shëndeti nuk ka shumë dobi nga ky dobësim. Kjo pasi cigaret nuk kanë kalori dhe nikotina është një stimulues, por pirja e duhanit është ndër shkaqet kryesore për sëmundjet vdekjeprurëse, si sëmundjet kardiake dhe kanceri në mushkëri.

Por mjekët këshillojnë se nuk duhet nisur asnjëherë duhani me synim për të humbur peshë. Kjo pasi vërtetë duhani bënë të mundur dobësimin deri në 3 kilogramë në një muaj, por nëse zgjat më shumë shkakton probleme serioze për shëndetin.