Edhe baballarët e ardhshëm, edhe femrat të cilat dëshirojnë të kenë fëmijë e dinë fare mirë se sa rëndësi ka dieta në shtatzëni.
Kjo është një mënyrë e rëndësishme, jo vetëm për të mbajtur nën kontroll peshën e nënës dhe fëmijës, por edhe për të parandaluar keqformime të fëmijës, sepse është pikërisht organizmi i nënës ai që i garanton fëmijës elementët ushqimor më të shëndetshëm dhe në të njëjtën kohë edhe më të rrezikshmit.
Megjithatë nënat e ardhshme bëjnë një sërë gabimesh në shtatzëni, ku më të shpeshtat janë mungesa e hekurit në sasinë e nevojshme si dhe tepritë në sheqer dhe vitaminë A, vitaminë e cilat gjenden kryesisht tek ushqimet me prejardhje shtazore.
Kjo gjë tregohet nga një studim italian i “Centro di Ricerca per gli Alimenti e la Nutrizione”.
Kështu në bazë të të dhënave të analizuara, thuhet se elementët ushqimorë të cilët janë nën nivelin e duhur, janë hekuri i cili mbulohet vetëm në masën 50% të rekomandimit, dhe kalciumi i cili mbulohet në masën 40%, ndërkohë që folatet nuk merren në masën 80%, ndërsa vitamina A është mbi nivelin e rekomanduar.
Kësisoj thuhet se dieta e nënave të ardhshme është e pabalancuar në favor të ushqimeve shtazore, yndyrave shtazore dhe sheqerit të tepërt. Ndërkohë rekomandohen që të konsumohen më shumë fruta, perime si dhe fruta të thata.