Dieta në shtatzëni, ja disa gabime të nënave të ardhshme…

Te ushqyerit gjate periudhës se shtatzënisë merr një rëndësi te dorës se pare, jo vetëm për te kontrolluar peshën e nënës dhe te fëmijës, por edhe për shkak te ndikimit qe ka ajo ne disa keqformime qe mund te vihen re tek pasardhësi.

Studiuesit e fushës, pikësëpari e drejtojnë gishtin ndaj tendencës qe vihet re për te qëndruar me larg hekurit dhe folatileve, aq te pasur me vitamina te grupit B.

Po kështu, gjate kësaj periudhe, konstatohet se nenat e ardhshme priren se tepërmi ndaj karbohidrateve dhe vitaminës A. Veç kësaj ekzagjerohet me ushqimet me origjine shtazore te pasura ne yndyra te ngopura, dhe sakrifikohen frutat dhe zarzavatet.

Folatet dhe elemente te tjerë ushqyes ne fakt mund te jene te lidhura ngushtësisht me rrezikun e shfaqjeve te defekteve te lindura qe lidhen me se shumti .

Kjo vërtetohet tek gratë te cilat praktikojnë një diete mesdhetare, te cilat kane me pak probabilitet për te lindur fëmijë me defekte si ajo e shtyllës kurrizore(spina bifida) dhe te buzës se sipërme (labiopalatoschisi)

Si përfundim, rekomandohet qe krahas produkteve me origjine shtazore, ne dietat e nenave te ardhshme, duhet te përfshihen edhe ushqime me origjine bimore si drithëra, bishtajore, fruta dhe perime, tipike në fakt te dietës mesdhetare, te pasura ne hekur, kalcium dhe acid folik.