Disa arsye që s’duhet të hani pasta

Pasta është një ndër gjellat më të zakonshme në dietat standarde të njerëzve. Shumë njerëz hanë pasta në baza ditore, edhe pse ky ushqim me përbërje të lartë të karbohidrateve është pjesë e shpagetave italiane, sallatave të makaronave, tosteve ose sanduiqeve. Këtu i keni disa arsye pse ju duhet tu shmangeni ngrënjes së pastave dhe ti zëvendësoni me diçka tjetër.
Përveç karbohidrateve ky ushqim ka nivel të ulët të ushqyesve tjerë thelbësorë për organizmin e njeriut: karbohidrate 79 g, fibra dietike 3.2 g, sheqer 2.9, proteina 12%, vitamina A 0%, vitamina C 0%, kalciumi 2%, hekuri 6%, vitamina B-6 5%, vitamina B-12 0%, dhe madje nuk është as e shijshme nëse shërbehet pa asgjë tjetër. Kjo lëndë mund të duket e vështirë për t’iu shmangur por nëse e largoni pastën nga dieta juaj mund të ju ndihmojë të humbni peshë më lehtë dhe më shpejtë dhe të kontrollojë më mirë nivelet e sheqerit në gjak.
Shumica e gjellërave italiane siç janë edhe shpagetat dhe lazanja përbëjnë një sasi të madhe pastash. Shmangia e pastave nuk do të thotë që duhet ti harroni ushqimet e juaja të preferuara italiane. Përdorni imagjinatën tuaj dhe zëvendësoni pastat me gjellë të pastra gruri. Për shembull, shpageti nga kungulli ka shije të mirë si zëvendësim për pastat. Mund ta përdorni si bazë për salcë shpageti. Ju mundeni edhe të bëni lazanja të pasura pa pasta duke i zëvendësuar petë lazanje me feta patëllxhani të pjekura në skarë. Nëse jeni duke ngrënë jashtë(në restorant) shmangni menytë me pasta dhe zgjedhni mish të pjekur në skarë ose sallatë, ose pulë të shërbyer me perime.Shpageta me salcë domatesh është karbohidrat i pastër. Pa protenia, pa yndyrë për të ngadalësuar ngrënjen dhe në fakt këto shpageta nuk janë të tëra nga gruri. Ju merni një kafshatë dhe trupi pothuajse menjëherë i kthen këto karbohidrate në glukozë. Fluksi i lartë i sheqerit në gjak prodhon një nivel po aq të lartë të insulinës dhe nëse glykogjeni juaj është i mbushur, ose nëse jeni rezistent ndaj insulinës atëherë këto dërgohen drejtëpërdrejtë në qelizat e yndyrës duke shkaktuar ulje të sheqerit në gjak dhe duke sinjalizuar trurin tuaj për më shumë ushqim dhe duke krijuar ndjenjën e urisë përsëri. Nëse hani më shumë salcë domatesh me shpageta, pasi të keni ngrënë mjaftueshëm, insulina juaj fillon të luftojë me këtë dhe është e gatshme edhe më shpejtë se më parë të dërgojë karbohidratet në qelizat e yndyrës dhe ju filloni të keni ulje dhe ngritje të nivelit të sheqerit në gjak dhe jeni të udhëzuar të hani me këtë nivel sheqeri në gjak , dhe lufta e insulinës me trupin tuaj rritet vazhdueshëm. Ajo duket sikur ju jeni bërë rezistent ndaj insulinës – deri sa nuk e keni përfunduar një ushtrim të mirë dhe glykogjeni juaj të jetë tharë plotësisht, në të kundërtën ju do të vazhdonit të hanit për herën e parë edhe më shumë dhe përsëri do të ndjeheshit i uritur e cila është më shumë një shenjë e rezistencës së insulinës.

Edhe pse grumbullimi i yndyrës është një simptomë, edhe njerëzit e hollë ose të dobët mund të jenë rezistent ndaj insulinës. Ata zakonisht janë super aktiv apo kanë një metabolizëm shumë të shpejtë, por nivelet e larta të karbohidrateve gjatë viteve do të dëmtojnë receptorët e insulinës në trupat e tyre njëjtë sikur ndodhë me njerëzit e trashë apo obezët.