Home SPORT Dita e Xherdan Shaqirit

Dita e Xherdan Shaqirit

Sipas portalit italian, calciomercato.com, sot gjatë ditës Interi mund ta përfundoj me sukses transferimin e Xherdan Shaqirit nga Bayern Munich.

Sot është dita e Xherdan Shaqirit. Kështu shkruan portali i njohur italian,calciomercato.com. Sipas kësaj të fundit, Interi, sot gjatë ditës, mund ta përfundoj me sukses transferimin e Xherdan Shaqirit nga Bayern Munich.

Calciomercato.com shkruan se drejtuesit e Interit janë të vendosur në qendrën stërvitore, Appiano Gentile, nga ku po mbajnë kontakte të vazhdueshme telefonike me drejtuesit e Bayern Munichut.

Interi ka ofruar 2 milion euro për huazimin e mesfushorit kosovar, derisa në fund të sezonit do të detyrohet ta blej përfundimisht për 12 milion. Kurse, në garë për reprezentuesin zviceran mbetet edhe Liverpooli.

Previous articleAli Fetahu nga Ferizaji është viktima e të ftohtit në Hungari
Next articleJahjaga: Kosova, solidarizohet me Francën