Për shkak të humbjes së jetës të pesë personave të familjes Vucinic, në një aksident komunikacioni afër Zveçanit, në katër komunat veriore të vendit sot është shpallur ditë zie.
“Pas ngjarjes së djeshme tragjike që ka ndodhur në territorin e komunës së Zveçanit, me ç’rast kanë humbur jetën pesë qytetarë tonë, prej të cilëve dy engjëj të vegjël, përfaqësuesit e pushtetit lokal të komunave Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zveçan dhe Zubin Potok, janë dakorduar që ditën 12 prill 2014 ta shpallin ditë zie në territorin e këtyre katër komunave”, thuhet në komunikatën e përbashkët për media të lëshuar nga kryetarët e këtyre komunave.
Ndryshe, të premten rreth orës 9:45 tek vendi i quajtur ‘Kërshi i Savës’ në komunën e Zveçanit, në një aksident në komunikacion kanë humbur jetën pesë anëtarë të familjes Vucinic, dy fëmijë të moshës 10 dhe 15 vjeç, Gojko (46), Dragica (39), dhe Snezana Vucinic (46 vjeç).