DKA e Universiteti “Kadri Zeka” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Gjilan – Është nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në mes Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan dhe Universitetit Publik “Kadri Zeka.

Marreveshja, e cila u nënshkrua nga drejtori i Arsimit prof. Nazmi Musa dhe rektori i këtij Universiteti, Arben Dermaku është bërë me qëllim të bashkëpunimit strategjik në realizimit e planprogrameve të Fakultetit të Edukimit për  mbajtjen e mësimit praktik për studentët nëpër shkolla të mesme të ulëta dhe të larta

Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa çmoi lartë bashkëpunimin në mes të dy insituticioneve që është në dobi të ngritjes profesionale dhe cilësisë në arsmin e shkollave tona.

Rektori I Universitetit “Kadri Zeka”, Arben Dërmaku, ka falënderuar z. Musa për bashkëpunimin, duke u mbështetur në atë se qëllimi i këtyre dy institucioeneve është i përbashkët. /RadioRINIA/