Home LAJME Dorëzohen mbetjet mortore të 46 personave

Dorëzohen mbetjet mortore të 46 personave

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se me rastin e identifikimit të mbetjeve mortore të 46 personave, të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, në Departamentin e Mjekësisë Ligjore sot do të bëhet dorëzimi i mbetjeve mortore të 27 personave të identifikuar, të rasteve nga Komuna e Suharekës, tek familjarët e tyre.

Gjithashtu nesër, më datë 25 mars. në Departamentin e Mjekësisë Ligjore do të bëhet dorëzimi i mbetjeve mortore të 19 personave të identifikuar të rasteve nga Krusha e Vogël, tek familjarët e tyre.

Sipas njoftimit, ceremonia e rivarrimit do të organizohet më 26 mars 2014, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të masakrave në fshatrat e Prizrenit dhe Suharekës. /Telegrafi/

Previous articlePolicët me uniforma ndryshe
Next articleAnëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së përfituan mijëra euro shtesë