Tifozët e Borusia Dortmund janë bërë gati për derbin e javës në Bundesliga. Dortmund e pret sot Schalken në sfidën e javës, ndërsa tifozët vendas kanë paralajmëruar atmosferë fantastike për këtë ndeshje.
Tifozët e Dortmund kanë bërë gati festën duke ftohur birrat të cilat si kurrë më parë janë krijuar me emrat e futbollistëve të skuadrës vendase. Secila birrë do të ketë emrin e një futbollisti të Dortmund, ndërsa lokalet e qytetit janë bërë gati për atmosferë fantastike.
Kjo sfidë është një nga më të nxehtat në Gjermani, ndërsa pritet të përcaktoi skuadrën që do të kualifikohet direkt nga pozita e dytë në Ligën e Kampionëve.