Home SPORT Dortmundi humb, por kualifikohet

Dortmundi humb, por kualifikohet

Borussia Dortmund ka arrit të kualifikohet në çerekfinale të Champions League, megjithëse pësoi humbje nga kampioni rus.

Dortmund nuk ka arrit të triumfoj si vendas në stadiumin “Westfalenstadion” ndaj skuadrës ruse Zenit Saint Petersburg duke pësuar humbje me rezultat prej 2:1.

Golin e parë për e realizoi Zenit përmes sulmuesit brazilian Hulk në minutën e 16 të takimit.

Por, skuadra gjermane arriti të barazoj rezultatin në minutën e 38 me anë të mesfushorit gjerman Sebastian Kehl.

Si duket më të disponuar për ndeshje ishin rusët, pasi që në vazhdim të ndeshjes realizuan edhe njëherë. Golin e fitores prej 2:1 për Zenitin e shënoi Rondon në minutën e 73 të kësaj sfide.

Kujtojmë se ndeshja e parë në mes të këtyre dy ekipeve e zhvilluar në Moskë kishte përfunduar në dobi të ekipit gjerman me rezultat prej 4:2.

Pas këtij triumfi, Borussia Dortmund kundërshtarin e tij në çerekfinale do të mësoj pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës që do të mbahet pasnesër (e premte).

Previous articleQeveria sërish kritikohet se po bënë fushatë me rritjen e pagave
Next articleVan Hettrik e bën të mundur ëndrrën