Dozat e tepërta të kafesë mund të shkaktojnë ankth

Kafe_turkeKafeja është një substancë psikoatkive shumë e fuqishme. Nëse e konsumojmë mesatarisht, na bën të ndihemi mirë. Nëse e teprojmë, është e pakëndshme, ndërsa në doza mjaftueshëm të mëdha ajo mund të jetë edhe fatale. Derisa e 16-a e një luge të kafesë me kafeinë të pastër ofron një energji solide për përdoruesit, rritja e kësaj doze në vetëm një të katërtën e lugës do të çojë deri te gjëra të pakëndshme, rrahje të shpeshta të zemrës, djersitje dhe ankth. Ndërsa efekti anësor i këtij të fundit është veçanërisht shqetësues, duke pasur parasysh shpeshtësinë gjithnjë e më të madhe të rasteve të depresionit. Pra, përderisa ndryshimet psikologjike që i shkakton kafeina ju ofrojnë shumë njerëzve një energji të mjaftueshme për t’u marrë me punët e përditshme, ajo mund të ketë edhe efekte serioze psikologjike. Dhe, ky nuk është një problem vetëm për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj kafeinës. John Greden, nga Universiteti i Miçiganit në SHBA, thotë se kafeina e tepërt mundet të shkaktojë ankth te secili njeri. Është interesant fakti që ekzistojnë predispozita gjenetike të lidhura me efektet psikologjike që nxit kafeina, siç janë ankthi akut, e madje edhe sulmet e panikut.