Home SHOWBIZ Dr. Dre të blejë villë 50 milionëshe

Dr. Dre të blejë villë 50 milionëshe

Producenti dhe reperi miliarder, Dr. Dre, do të blejë shtëpinë në vlerë prej 50 milionë dollarësh të Tom Bradyt dhe Gisele Bundchen që gjendet në Los Angeles.

Dr. Dre vazhdon të jetë në bisedime me Apple për të shitur brendin e tij Dre Beats për paisjet e zërimit dhe pasi që marrëveshja është në përmbyllje, Dr. Dre ka filluar të mendojë se çfarë do të bëjë me 3.2 miliardë dollarët që do t’i fitojë.

“Dre ka bërë një ofertë për villën në fjalë që në momentin e parë që hyri në treg. Ai është shumë pranë blerjes së saj”, ka thënë një burim.

Burime pranë reperit thonë se ai ka ofruar 50 milionë dollarë për ronën 14 mijë metra katrorë, që ka gjsahtë dhoma të fjetjes, një sallë me paisje të fitnesit, librari, pishinë dhe një ujvarë.

Shtëpia është blerë nga Gisele Bundchen për 40 milionë dollarë.

Previous articleIbra shpallet më i miri, bashkëlojtarët qeshin me të
Next articleBurgoset “I dërguari i Zotit” rekrutonte vajzat e reja