Duhani, çelësi për të mposhtur kancerin?

Mekanizmi natyror i mbrojtjes të bimës së duhanit mund të shfrytëzohet për të vrarë qelizat e kancerit në trupin e njeriut.Shkencëtarët kanë identifikuar një molekulë në lulen e duhanit që zakonisht lufton kërpudhat dhe bakteret dhe ishin të habitur kur kanë gjetur se ajo gjithashtu ka aftësinë për të identifikuar dhe shkatërruar kancerin.

Quajtur NaD1, ajo punon duke formuar një strukturë si “pincer”, që mbërthehet në lipide të pranishëm në membranën e qelizave të kancerit, duke shkaktuar që qelizat të dëbojnë përmbajtjen e saj dhe të shpërthejnë.Ka disa ironi në faktin se një mekanizëm i fuqishëm mbrojtës kundër kancerit gjendet tek lulja e një specie të bimëve zbukuruese të duhanit, por ky është një zbulim i mirëpritur, pavarësisht nga origjina”,- tha dr Mark Hulett i Institutit për Shkencën molekulare La Trobe në Melburn.