Home SHËNDETËSI Duhanpirja e dorës së dytë, dëme afatgjate tek fëmijët

Duhanpirja e dorës së dytë, dëme afatgjate tek fëmijët

Janë dhënë shumë definicone mbi rrezikshmërinë e pirjes së duhanit. Mirëpo tashmë studimi më i ri që ka të bëjë me duhanin tregon se duhanpirja e dorës se dytë bart një rrezik i cili nuk duhet nënvlerësuar.

Studimi i publikuar nga ‘European Heart Journal’ i ka dhënë këto rezultate pasi ka kryer një hulumtim mbi 2 mijë të mitur prej moshës 3-18 vjeç.

Sipas ekspertëve duhanpirja masive i shkakton dëme afatgjata artierëve të fëmijëve, duke sjellë lodhjen e parakohshme të tyre me më shumë se tre vjet, dëmtim i cili konsiston në trashjen e mureve të enëve të gjakut, rrit rrezikun e atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale më vonë gjatë jetës.

Sipas hulumtuesve dëmi i shkaktuar tek fëmijët mund të jetë i pakthyeshëm dhe pasojat fizike të rritjes në një shtëpi të mbushur me tym duhani do të ndihen në një fazë të mëvonshme.

Ekspertët me ndihmen e ultratingujve kanë ndihmuar të tregojnë se si fëmijët dhe prindërit bashkë pësojnë ndryshime të mureve arteriale në qafë dhe kokë.

Në fazat e hershme, trashja e artieres kaotide nuk ishte shumë e ndjeshme, por gjatë rritjes së fëmijëve diferenca fillon të dallohet.

Ky rezultat merr parasysh edhe atë se këta të mitur, në të ardhmen mund të bëhen edhe vet konsumues të duhanit.beb

Previous articleDjersitja pas lindjes
Next articleZgjohuni me alarmin që liron aromë të proshutës së tymosur