Binjakët e ngjitur, Shivanath dhe Shivram Sahu shkaktuan shumë habi kur lindën në fshatin e tyre në Indi.
Disa njerëz mendojnë se ata janë një rimishërim hyjnor.
Por ndërsa një mjek thotë se është e mundur që ata të ndahen, 12- vjeçarët thonë se janë të vendosur për të qëndruar bashkë.
“Nuk duam të ndahemi. Do jetojmë kështu derisa të plakemi. Duam të jetojmë siç kemi lindur,” tha Shivram.
Mjekët janë të habitur me aftësinë e tyre për t’u larë, veshur dhe për të ushqyer veten.
Mendohet se ata kanë të njëjtin stomak, por kanë mushkëri, zemër dhe tru të ndryshëm.
Për më tepër, ata janë nxënës shumë të mirë në shkollën e tyre.
Babai i tyre, që ka edhe pesë vajza, thotë se është krenar. Ai shprehet se do jetë gjithmonë pranë djemve dhe nuk do i lejojë ata që të largohen nga fshati.